POLITIKË /

Diaspora përmbys rezultatin në Kukës! Kandidati i PD merr mandatin e dytë

Votat e ardhura nga diaspora kanë rezultuar vendimtare në garën zgjedhore për qarkun verilindor të Kukësit, duke përmbysur rezultatin fillestar dhe duke i dhënë një fitore të papritur kandidatit të Partisë Demokratike, Isuf Çela.

Shkruar nga Versus

Diaspora përmbys rezultatin në Kukës! Kandidati i PD merr

Gara në këtë qark ka qenë e ngushtë, veçanërisht mes dy kandidatëve demokratë, Isuf Çela dhe Shkëlqim Shehu, të cilët luftuan për mandatin e dytë të PD-së në këtë zonë. Ndërsa votat brenda vendit i mbanin të dy në një ekuilibër të brishtë, ishte pikërisht diaspora që përcaktoi mandatin e dytë për PD.

Diaspora përmbys rezultatin në Kukës! Kandidati i PD merr

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, Çela arriti të krijojë një avantazh prej 64 votash, duke siguruar kështu mandatin e dytë të PD-së për Kukësin dhe duke e lënë pas rivalin e tij, Shehun, me një diferencë tejet të ngushtë. /Versus.al

Tags:

isuf cela

Poll