POLITIKË /

“Mos dilni në media për lobimin 6 milion dollarë" PD udhëzon kandidatët të mos komentojnë kontratën

"Pas konsultimeve me ekipin amerikan, është marrë vendimi që asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos prononcohet më për këtë temë, për të ruajtur fokusin tek programi dhe oferta politike." - thuhet në njoftmin e brendshëm të PD-së. 

Shkruar nga Versus

“Mos dilni në media për lobimin 6 milion dollarë" PD

Partia Demokratike ka udhëzuar përmes një njoftimi demokratët që të mos komentojnë kontratën 6 milionë dollarë për lobimin në SHBA. "Asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media"

Në një njoftim për kandidatët dhe eksponentët e saj, PD-ASHM nënvizon se fushata po forcohet dita-ditës, duke pasur në krah strategun amerikan Chris Lacivita dhe avokatin e Presidentit Trump.

Përqendrimi i mediave mbi çështjen e kontratës, sipas PD-ASHM, është një manovër për të larguar vëmendjen nga dështimet e qeverisë. "Pas konsultimeve me ekipin amerikan, është marrë vendimi që asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos prononcohet më për këtë temë, për të ruajtur fokusin tek programi dhe oferta politike." - thuhet në njoftmin e brendshëm të PD-së. 

“Mos dilni në media për lobimin 6 milion dollarë" PD

Njoftimi për kandidatët dhe eskponentët e Partisë Demokratike-ASHM:

Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike.
Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump.
PD sot eshte me e forte se kurre sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump.
Në këto kushte:
Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës.
Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.
Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.
Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara.
Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore!
Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!



Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: