POLITIKË /

“Ndihem në pozitë të vështirë”, Pandeli Majko flet për arrestimin e Veliaj

Pandeli Majko ka komentuar në seancën plenare të kësaj të hëne arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus

“Ndihem në pozitë të vështirë”, Pandeli

Pandeli Majko ka komentuar në seancën plenare të kësaj të hëne arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt.

 Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë se “është radha jonë” për ardhjen në pushtet.

Për këtë Majko tha se pushteti nuk është radhë qumështi, e as radhë kosi dhe se radha për pushtetin do të caktohet nga kutitë e votimit dhe të zgjedhjet e 11 majit.

Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.

Megjithatë asnjë nga ne ketu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish sekretarin e shtetit.

Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.

Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do të jetë radha e kujt. Kaq!

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Poll