Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në inagurimin e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Sheshin Skënderbej. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje edhe fëmijëve që të shmangin ndjekjen e seancave plenare në Kuvend.
Me nota shakaje dhe ironie për situatën parlamentare në partive politike, Rama u bëri thirrje të vegjëlve që në rast se hasin me diskutimet parlamentare, t’i konsiderojnë politikanët si ‘kukulla’.
“Këtu ka qenë Parlamenti shqiptar dikur dhe unë uroj që juve të rriteni duke parë sa më pak Parlamentin shqiptar, deri kur të mos keni mundësi më ta evitoni, por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijëve të na konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që është mirë të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi deri kur drita pastaj vjen, muzika fillon prapë dhe ata ikin nga skena”- u shpreh Rama. Versus.al







