
Në një video live, kryeministri Edi Rama u përgjigj ndaj një komenti të qytetarit që kritikonte menaxhimin e zjarreve dhe bëri krahasime me periudhën e Enver Hoxhës.
“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe në kohën e Enverit.” shkroi komentuesi.
Ndërsa kryeministri Rama sqaroi se ideja e një fuqie që t’i paraprinte zjarreve është e parealizueshme. “Nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bëheshin të tjerëve, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët,” tha ai.
Edi Rama: Po dhe është dikush që shkruan me një emër grek që nuk di se si lexohet, por pyet një atje në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut, për shembull.
Pyet njëherë atje dhe ata që digjen çdo vit, shumë më shumë sesa ne, për shkak se janë në një pozicion edhe më të komplikuar se sa ne, mund të tregojnë pse nuk kishte zjarr në kohën e Enverit dhe nëse do të kishte një fuqi që t’i paraprinte zjarreve dhe mos linte zjarret që të bënin të tyren, me siguri këtë fuqi do e kishin gjetur të tjerët, të paktën. Do e kishte gjetur Turqia, do kishte gjetur Spanja, do e kishte gjetur Italia, do e kishte gjetur Greqia, E kështu me radhë, e kështu me radhë, pra të mos flasim qesim./Versus.al







