
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se qeveria ka blerë avion për përdorim personal.
Ai theksoi se asnjë avion nuk është blerë për përdorim privat dhe se avionët përdoren vetëm për udhëtime zyrtare.
“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet të kuptojë se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë shpërndarë edhe broçkullën se qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete,” tha Rama.
Kryeministri sqaroi gjithashtu se për udhëtimet e tij private, ai përdor avionët e linjës, duke udhëtuar rregullisht me familjen në ekonomik, dhe se kjo mund të verifikohet përmes biletave të deklaruara.
Sipas kryeministrit, shpenzimet e avionit për udhëtimet zyrtare nuk e tejkalojnë shumën mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit, duke përfshirë edhe shpenzimet e paraardhësit të tij.
Edi Rama: Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme, avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim./Versus.al







