POLITIKË /

Nga Shabani tek Lapaj e Shehaj, PD takime me partitë e reja për të gjetur një kandidat për Tiranën

Deri më tani nuk ka asnjë emër kandidati të përfolur për të garuar për bashkinë e Tiranës.

Shkruar nga Versus
Nga Shabani tek Lapaj e Shehaj, PD takime me partitë e reja për
Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Agron Shehaj

Ashtu siç e njoftoi disa ditë më parë, Partia Demokratike po zhvillon takime të vazhdueshme me përfaqësues të partive politike të ndryshme me qëllim arritjen e një marrëveshje për të nxjerrë një kandidat të përbashkët për bashkinë e Tiranës.

Mësohet se takime janë zhvilluar me kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn, me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabanin, si dhe me Shpëtim Idrizin dhe Agron Shehajn e partisë “Mundësia”.

Ky i fundit i ka vendosur si kusht bashkëpunimi PD-së që kandidati të jetë një figurë jashtë partive politike në mënyrë që të jetë përbashkues dhe të sjellë një frymë ndryshimi përballë kandidaturës së PS, Ogerta Manastirliut.

Ende nuk ka emra të përfolur si kandidatë. Por deri më tani vetëm partia “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit është e përjashtuar nga negociatat me PD-në për një kandidat të përbashkët. Versus.al

Poll