POLITIKË /

Kandidati për Tiranën, Shehaj kusht Berishës: S’ka negociata me PD pa u rënë dakord për një kandidat jashtë politikës

Agron Shehaj i Partisë Mundësia, në një konferencë për mediat deklaroi se negociatat me demokratët nuk kanë ndodhur deri më tani, për shkak të kushtit që ata kanë se kandidati duhet të jetë një figurë jo politike.

Shkruar nga Versus

Kandidati për Tiranën, Shehaj kusht Berishës: S’ka

Teksa, grupi i negociatorëve të PD-së, ka nisur negociatata me partitë aleate për t’u futur me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme lokale për Tiranën, takimet ende nuk kanë ndodhur me partitë e reja.

Agron Shehaj i Partisë Mundësia, në një konferencë për mediat deklaroi se negociatat me demokratët nuk kanë ndodhur deri më tani, për shkak të kushtit që ata kanë se kandidati duhet të jetë një figurë jo politike.

Siças Shehat, përsa kohë, demokratët vijnë me një emër nga brenda radhëve të PD-së, këto negociata nuk do të ndodhin, teksa shtoi se “dora t’u shtrihet” të gjithë forcave të reja.

Agron Shehaj: PD nëse do negociata me ne, duhet ta ndajë mendjen. Ne nuk bëjmë negociata nëse kërkese e tyre është do me mbështesni apo jo një emër cilido qofte ai i Partisë Demokratike. Në këtë gjë nuk ka negociata, nuk bëjmë pazare.

Ne ulemi dhe flasim vetëm nëse marrim një përgjigje nga PD, e cila zotohet dhe angazhohet qe po do dalim me një kandidat jashtë partive politike. Kjo ka qenë pengesa pse ne nuk jemi ulur me PD.

Unë mendoj që nëse duam të zgjedhim një kandidat jo te korruptuar ne Bashkinë e Tiranës duhet tu shtrime dorën të gjithëve. Edhe nuk e shoh absolutisht te arsyeshme këta jo, këta po.

Nuk jemi në këto kushte. Duhet ti shtrimë dorën të gjithëve, Qorrit, Lapaj, Shabanit, te gjithëve pa përjashtim. Opozita nuk ka luksin te vendosi veto.

Poll