
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi nuk ndalet me gafat në Kuvend. Gjatë fjalimit të saj e nisi duke thënë ‘I dashur kryetar i Kuvendit, të dashur kolegë’, ‘harron’ që në ato momente në karrigen e Niko Peleshit ishte ulur zëvendësuesja e tij.
Gafat nuk mbarojnë me kaq, kur Zengjinea po vijonte fjalimin, në shenjë revolte deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit. Deputetja në vend të thoshte “braktisën sallën” e cilësoi si ‘bastisje’.
“I dashur... Niko na ka ikur. E nderuar zonja zv.kryetare e Kuvendit. Të nderuar kolegë të mi të mazhorancës, se opozita e bastisi dhe kësaj here...”, u shpreh Zegjine Caushi.
Me sa duket shqiptimi i fjalëve, shifrat nuk janë pika e saj e fortë, pavarësisht gjithë këtyre gafave deputetja mban fjalime çdo seancë parlamentare, duke lëshuar herë pas here “perla”.
View this post on Instagram
