
Ka nisur seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë, e cila përfshin në rend dite një sërë çështjesh të rëndësishme politike dhe ligjore.
Në fokus të seancës janë interpelancat e planifikuara me anëtarë të kabinetit qeveritar. Deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, si dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Gjithashtu, ministri i Financave, Petrit Malaj, pritet të marrë pjesë në një seancë pyetje-përgjigje me deputeten Jorida Tabaku.
Në vijim të rendit të ditës, Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa projektligje të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme të administrimit dhe zhvillimit të vendit./Versus.al


