
Në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama sot ka qenë i ftuar britaniku Karl Roberts, ish-menaxher i TAP në Shqipëri, i cili tashmë ka zgjedhur të jetojë në Tiranë.
Mes elementëve që i takon jetesës në Shqipëri, Roberts rendit sigurinë si më kryesoren.
“Ndihem më i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mançester, sidomos mbrëmjeve”- u shpreh ai.
Këtë gjë e nënvizoi edhe Rama i cili tha se shumë njerëz mund të gënjehen si pasojë e fotove të bukura të shteteve të BE, por realiteti është shumë i ndryshëm. Sipas tij, qytetet e Shqipërisë janë shumë më të sigurta sesa Berlini, Londra e Parisi.
Pjesë nga biseda:
Rama: Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në telefon ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki.Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po
Roberts: Absolutisht. Ndihem i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mançester, sidomos mbrëmjeve
Rama: Në mbrëmje. Çdo kënd që kam takuar këtu. Po ecja me gruan në mesnatë. Më thonë është ajo cfarë kemi dashur shumë. Nuk është e lehtë më askund në Europë. Parisi nuk është i lehtë natën. Është i komplikuar. Duhet të dish rrugët, lagjet ku të shkosh.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit, ishte jetesa e Roberts mes Britanisë dhe Shqipërisë, duke bërë një krahasim të sfidave që has në të dy vendet. Versus.al








