
Gjatë seancës së sotme plenare, para se të niste raportimi i institucioneve të planifikuara për ditën e sotme, deputetet demokratë kërkuan të futej në rend dite edhe çështja e minatorëve të Spaçit të cilët protestuan jashtë kuvendit.
Paralelisht me ta po mbahej edhe një protestë e pensionistëve, e organizuar nga Lëvizja Bashkë. Për këtë foli edhe deputeti Redi Muçi i cili kritikoi Tabakun se gjatë viteve të qeverisjes së PD, nuk u miratua statusi i minatorit. Ndërsa e mbështeti kërkesën e saj për futjen në rend dite të çështjes së minatorëve të Spaçit në Mirditë.
Përgjigjia nga Tabaku nuk vunoi teksa deputetja i kërkoi Muçit që të mos bënte rolin e opozitës ndaj opozitës.
Pjesë nga debati:
Redi Muçi: Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit e ditës për minatorët e Spaçit, me habi konstatoj konstatoj që në kuvendin e vitit 2025, PD po përmend fjalën minatorë. E mbështes propozimin, megjithatë edhe përderisa u fol këtu për statusin e minatorit, dua të kujtoj se kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin e minatorit. Shumë mirë që e propozoi për miratim. Shpresoj të njëjtën gjë të bëjë edhe maxhoranca, të merret me problemet reale dhe jo t’i përdorë minatorët për retorikë. Më bën habi fakti që Tabaku përmendi sot protestën e minatorëve por vetëm pak metra larg po zhvillohet protesta e pensionistëve për 700 mijë pensionistë që janë ende me pensione urie dhe më habit se si deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve, që duhet të futurenë rend dite. Uroj që PD dhe PS të bien në konsensus të shqyrtojnë problematikat e dy grupimeve sociale.
Jorida Tabaku: Për Redin, Redat dhe qorrët që nuk shohin. PD e ka propozuar statusin e minatorit këtu e tre vite të shkuara, e kam firmosur unë. Kemi diskutuar dhe debatuar në këtë sallë parlamenti. Dhe një sugjerim meqenëse je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë dhe t’i kërkoje llogari qeverisë se pse propozimet e PD për pensionin minimal dhe statusin e minatorit nuk po zbatohen. Sot parlamenti duhet të kishte folur, zotit Redi Muçi i sugjeroj që të bëjë kauzat e veta, të filojë dhe të sjellë propozimet e veta, dhe të mos merret me PD. PD i ka këto çështje të shenjta dhe 60 amendamente për pensionet kanë ardhur nga PD në këtë parlament. 3 për minatorin. Turp të merresh këtu me opozitën, kur t’i kërkosh llogari qeverisë. Mos e përdor parlamentin për të sulmuar ato që flasin për njerëzit. Versus.al
