POLITIKË /

“Nuk ha fare që të spërdridhesh më bukur”, kandidatja e PS vijon ironitë ndaj Bardhit

Shkruar nga Versus

“Nuk ha fare që të spërdridhesh më bukur”,

Kandidatja e PS për deputete në Fier, Zegjine Çaushi ka vijuar me ironitë e saj ndaj Gazment Bardhit, drejtuesit të fushatës së PD në Fier.

Në një video ku e ftonte për drekë, Çaushi me ironi shprehte ‘shqetësimin’ e saj për deputetin demokratik, gjendje që sipas saj, ia ka shkaktuar rezultati i dobët në këtë qark.

“Gazo ku je ti xhan? Do vish të hash ndonjë gjë këtu se janë prodhime bio të zonës time. Apo nuk ha fare që të spërdridhesh më bukur më raftë pika? Hajde Gazo te motra jote të të prezantoj me shoqet e mia se të kam parë të mërzitur shumë këto ditë. Nuk ke faj jo, iku edhe deputeti i 5 Gazo po hajde fut diçka në gojë se nuk do vdesësh për partinë. Larg qoftë, shyqyr që të kemi, na ke ardhur si me porosi se as qimen nga qulli nuk e nxjerr”- shprehet kandidatja për deputete të PS. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: