POLITIKË /

"Ore jam me gocën e Trumpit", Rama 'shkrin' së qeshuri socialistët: S'ka veto nga BE, në maj ngrejmë flamurin gjerman

Në kuadër të turit "Punët për Shqipërinë", Rama u kërkoi socialistëve të Durrësit rezultate të larta në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Shkruar nga Versus

"Ore jam me gocën e Trumpit", Rama 'shkrin' së

Ndërkohë që vijon me takimet në asambletë e PS në rrethe, kryeministri Edi Rama ka mohuar sërish pretendimet e opozitës për një veto të mundshme nga Brukseli kundër anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas tij, pritet që procesi të vijojë deri në maj dhe shtoi se pasi BE të konfirmojë se nuk ka problem të tillë, PD do të përpiqet të gjejë justifikime të tjera. Për të dhënë shembull, përmendi edhe rastin e ftesës për në Bordin e Paqes dhe më pas mungesën e tij në Zvicër për shkak se ndodhej me vajzën e presidentit Donald Trump. Ironia e tij për opozitën, shkaktoi të qeshura mes socialistëve.

"Ore jam me gocën e Trumpit", Rama 'shkrin' së

“Deri në fund prillit, fillimit të majit dhe pastaj del rezultati. Pastaj do ndodhë si me Bordin e Paqes. Unë e kisha ftesën, doli të nesërmen. Pastaj thanë, qenka ftesë për shumë. Pastaj erdhi ai në Zvicër, unë nuk shkova isha këtu me vajzën e vetë. jo nuk shkoi, e ndaluan. Ore jam me gocën… pastaj shkova atje dhe pastaj thanë i korruptum ky, i korruptum ai. Tani doli Gjermania, në rregull, erdhi Maji, dhe do ngremë flamurin gjerman në Gjerman aty te lagjia Lugina. Edhe do u themi hajdeni këtu në Shijak tani se ka veto. Por nuk ka asnjë veto, asnjë problem të kësaj natyre, është vetëm proces”- tha Rama duke shkaktuar të qeshura mes zyrtarëve socialistë. Versus.al

Poll