Partia Socialiste ka mbyllur mbledhjen e kryesisë dhe drejtuesve politikë të qarqeve, gjatë së cilës janë bërë ndryshime në strukturën udhëheqëse.
Eduart Shalsi është caktuar si drejtues politik i PS-së për qarkun e Kukësit, duke zëvëndësuar Pandeli Majkon, i cili pritet të transferohet në njesinë nr:5 në Tiranë.
Takimi, i thirrur nga kryeministri Edi Rama, u përqendrua në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Rama kishte fokus të veçantë angazhimin e diasporës në procesin zgjedhor. Sipas burimeve nga selia e PS-së, ai theksoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti të organizuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke e konsideruar votën e diasporës si një element kyç në forcimin e mbështetjes për mazhorancën.
Ky takim vjen pak ditë para fillimit të procesit të regjistrimit të emigrantëve, një iniciativë që ka për qëllim të rrisë pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e ardhshme./Versus.al








