Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe për misione speciale, ka reaguar publikisht ndaj një artikulli të publikuar në një media shqiptare, në të cilin ai cilësohej si “lobist i padeklaruar” i Kryeministrit Edi Rama.
Dear @AlfredLela,
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
Shkrimi, i shpërndarë edhe online, pretendonte se Grenell kishte ndërhyrë për të përfshirë një takim mes Kryeministrit Rama dhe Donald Trump Jr. gjatë një vizite të këtij të fundit në Evropën Juglindore, përkatësisht në Tiranë. Vizita, sipas lajmit, nuk u realizua për shkak të kundërshtimeve nga njerëz të afërt me stafin e ish-presidentit Trump.
Grenell reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e quajti artikullin "gënjeshtër totale" dhe kërkoi të përgënjeshtrohet menjëherë nga autori i shkrimit, drejtori i zyrës së shtypit të PD-së, Alfred Lela.
“I dashur Alfred Lela, kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet, nëse ju interesojnë faktet”, shkroi Grenell, duke shtuar se ndjek zhvillimet në Shqipëri me vëmendje dhe se vendi mbetet një aleat i rëndësishëm i SHBA në NATO.
Reagimi i Grenell u ripostua edhe nga Donald Trump Jr. në platformën X (ish-Twitter). Djali i ish-presidentit amerikan ndodhej disa ditë më parë në Beograd, ku zhvilloi një darkë zyrtare me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vizita në Tiranë nuk ndodhi dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që një takim me kryeministrin shqiptar ka qenë pjesë e axhendës.








