
Një ditë pas mbledhjes me grupin parlamentar të deputetëve socialistë në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem.
Në fokus të këtij takimi do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë.
Pritet që vëmendje të marrë edhe paketa e maleve e cila është iniciuar nga Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama kritikoi shumë prej kryebashkiakëve për mungesën e masave për zbatimin e paketës së maleve duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim. Versus.al


