
Tiranë- Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka janë takuar ditën e sotme për një plan lidhur me daljen në një koalicion për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Të dy kanë diskutuar mundësinë e një modaliteti për të dalë me një listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhje. Javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes përfaqësuesve të dy partive për t’u dakordësuar lidhur me mundësinë e koalicionit parazgjdhor. Ndërkohë, vetë kreu i PL, Ilir Meta ka deklaruar se do të kandidojë si deputet në listën e kandidatëve të qarkut të Tiranës.
Nga ana tjetër, duket se ka një shkëputje të partive të tjera opozitare nga PD. Më herët Agron Duka kreu i partisë Agrare Ambientaliste i vuri afat Berishës që ky i fundit t’i bënte një ofertë për bashkëpunim në zgjedhje, duke lënë të kuptohet se në të kundërt, mund të bashkëpunojë edhe me socialistët. Versus.al








