Nuk ka më dyshime, në shtator kandidatja e shumëpërfolur Zegjine Çaushi do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë. Lajmi sapo u bë i ditur pas përfundimit të procesit të numërimit.
Zegjine Çeushi e cila u bë e njohur për replikat e saj me Gazment Bardhin në rrjete sociale, arriti të ruante mandatit, duke fituar kështu për herë të parë statusin e ligjvënëses.
Nga Partia Socialiste, shkojnë në Kuvendin e katër viteve të ardhshme 12 deputetë.
Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin.
Kandidatët e PS nga lista e hapur që fituan mandat:
Ceno Klosi – 16638
Klevis Jahaj – 12696
Asfloral Haxhiu – 11622
Antoneta Dhima – 6860
Elton Korreshi – 5966
Ramion Kurti – 3622
Zegjine çaushi – 4074/Versus.al







