POLITIKË /

Përurimi i Parkut Tematik Retro në Bulqizë, Balluku: Një projekt i cili përmbledh shumë grupe në nevojë

Shkruar nga Versus
Përurimi i Parkut Tematik Retro në Bulqizë, Balluku: Një
Belinda Balluku

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në prezantimin e projektit për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake në Bulqizë, në një destinacion të ri për turistët.

Zv/kryeministrja Balluku u shpreh se ky destinacion turistik do të sjellë një zhvillim për zonën e Bulqizës pasi përmbledh shumë grupe në nëvojë.

Balluku: Jam shumë e lumtur që një projekt që kryeminstri Rama e ka premtuar në qarkun e Dibrës do të kthehet në një realitet. Jam e lumtur dhe për faktin që jam kthyer prapë tek ju, siç më dihet pika ime dobët për qarkun e Dibrës. Mbi të gjitha jam e lumtur që pas një punë intesive të FSHSZH-së për të ngjizur një projekt i cili nuk është thjesht një projekt reahbilitime për një zonë të lënë pas dore, nuk është thjesht një projekt që ka të bëjë me turizmin por është një projekt i cili kërkon të përmbledh brenda zhvillimit të tij dhe shumë grupe në nevojë, si gra kryefamiljare, djem, vajza, të cilat për fakte të ndryshme që kanë ndodhur në minierat e këtij qyteti sot kanë familje më  të vogla, që kanë vuajtur shumë por që kemi treguar kujdes si Bashkia dhe qeveria qendrore. Kur kemi ardhur për herë të parë këtu për të vizituar këto ndërtesa të abandonuar të gjithë kanë qënë skeptik se nuk mund të ndodhte. Megjithatë sot jemi në ditën e lumtur për të ndarë me ju projektin turistik i cili do të ketë dhe vlera muzeale. Një treg modern që do të tregtoj të gjitha produktet e Dibrës, ku do të kthehen të gjitha këto ndërtesa në njesi hotelerie. Ky ka qenë synimi fillestar që qytetarët e Tiranës të vijnë këtu për të ndenjur më gjatë në atë që do të quhet 'Divizioni.' /Versus.al

Poll