POLITIKË /

“Plan pastrimi i hapësirave të zaptuara në Tiranë”, Rama: Do hiqen gjithë trarët e parkimeve në lagje

Shkruar nga Versus

“Plan pastrimi i hapësirave të zaptuara në

Një plan i ri për pastrimin e hapësirave të zaptuara do të nisë në Tiranë gjatë ditëve në vazhdim. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama gjatë komunikimit që pati me ndjekësit në rrjetet sociale.

Duke përmendur trarët e vendosur në lagje të caktuara të kryeqytetit për parkimin e makinave, Rama tha se ata që kanë një pronë private, nuk mund ta përdorin për ta kthyer në një biznes të tillë duke penguar edhe qytetarët që jetojnë në atë lagje.

“Tirana ka probleme sepse është kryeqytet që zhvillohet ditë për ditë. Përsa i përket atyre miniparqeve që kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që në një rast ndërtohet aty ku ju doni minipark, kini parasysh se aty ka prona private, janë dëshira të pronarëve. Hapësira ka pronar. Ndërkohë po punojmë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda në lagje nga të gjitha llojet e zaptimeve duke filluar nga një zaptim i tmerrshëm me trarë dhe marrje e dhënie biletash për parkime. Sepse dikush thotë që unë kam pronë këtu, nuk mund ta kesh ti një pronë aty dhe ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun atyre qytetarëve që jetojnë aty. Ka probleme, por Tirana nuk është për të thënë “deri kur kështu”, por “sa më shumë kështu”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll