POLITIKË /

Post protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 6 policë të plagosur, mes të shoqëruarve dhe të mitur

Protesta e 22 marsit u shoqërua me përplasje dhe akte dhune ndaj institucioneve, duke çuar në 14 arrestime dhe disa efektivë policie të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë.

Shkruar nga Versus

Post protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 6 policë të

14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të opozitës, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Ngjarja lidhet me protestën e zhvilluar më 22 mars, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas autoriteteve, gjatë tubimit janë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë dhe Ministrinë e Infrastrukturës, si edhe pranë Banka e Shqipërisë, ku u shënjestrua selia e Partisë Socialiste, pa mundur të depërtohej brenda.

Protestuesit nuk arritën të afrohen drejt Parlamentit, pasi policia kishte ngritur perimetra të fortë sigurie dhe gardhe mbrojtëse për të penguar avancimin e turmës.

Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, të cilët më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë, nga përplasjet janë lënduar 6 efektivë policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës./Versus.al

Poll