POLITIKË /

Protesta e 22 dhjetorit / PD njofton datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Burime nga PD bëjnë me dije se fokusi kryesor i mbledhjes do të jetë analiza e situatës politike në vend, qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet e fundit, si edhe organizimi i protestës së 22 dhjetorit, të paralajmëruar më herët nga demokratët.

Shkruar nga Versus

Protesta e 22 dhjetorit / PD njofton datën dhe orën e mbledhjes

Partia Demokratike do të mbajë mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 17 dhjetor, në orën 17:00. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë të zhvilluar një ditë më parë, ku u përcaktua edhe axhenda e diskutimeve.

Burime nga PD bëjnë me dije se fokusi kryesor i mbledhjes do të jetë analiza e situatës politike në vend, qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet e fundit, si edhe organizimi i protestës së 22 dhjetorit, të paralajmëruar më herët nga demokratët.

Mbledhja e Kryesisë, megjithatë, nuk ka kaluar pa tensione. Ajo është shoqëruar me debate të forta, veçanërisht mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit, çka ka reflektuar edhe klimën e ngarkuar brenda strukturave drejtuese të partisë.

Në këtë kontekst, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mohuar çdo përçarje brenda Partisë Demokratike. Ai ka deklaruar se nuk ka ndasi reale në parti, por sipas tij, ka individë që e quajnë veten demokratë dhe që, përmes zhurmës publike, shërbejnë interesat e kryeministrit Edi Rama.

Poll