Në një bisedë me një grup investitorësh të rinj në sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pse ka besuar gjithmonë tek modelet e reja dhe idetë inovative që, sipas tij, mund ta çojnë vendin përpara.
Ai ka ndarë edhe një episod nga fëmijëria, duke kujtuar një këshillë të gjyshes, e cila i mësonte se njeriu nuk mund të shpresojë për parajsën nëse gjatë jetës nuk ka bërë asgjë për të tjerët një mesazh që, sipas Ramës, e ka ndjekur gjithmonë dhe e ka mbajtur të fortë besimin në forcën e ndryshimit.
“E para, arsyeja qe jam në këtë punë, jam sepse besoj. Jam i informuar që kur kam qenë i vogël që vdekja nuk është thashethem, është diçka që do të vijë. Më ka rritur një gjyshe që thoshte ‘do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë të bardha të gjata me mjekër të bardhë të gjatë që është Shën Pjetri. Ai ka çelësat ku do shkosh ti. Do shkosh në ferr apo në parajsë. Edhe ferri dhe paraja ka katet e veta, ka 9 kate ferri nëntokë, parajsa mbi tokë. Do të ulesh përballë atij dhe d të thotë: hë më thuaj kush je çfarë ke bërë? Do i thuash mësova mësimet, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artist, bëra veprat, u martova, bëra fëmijë... Çfarë do ti tani? Do të thotë. Ti i paske bërë të gjitha për vete. Dhe këtu ndahet kjo punë. Paradise paradise, po nëse ke bërë vetëm për vete, do shkosh në ferr’.
Ajo që unë besoj është që ti i lë përmes të tjerëve pjesët e tua, lë përmes të tjerëve një pjesë tënden me fëmijët, me dashurinë që jep, me solidaritetin dhe një pjesë tjetër me gjërat që mbeten. Gjëja që ka qenë shtysë e fortë për mua në këtë punë, ka qenë dhe një ndjenjë hakmarrje reale e brendshme që si ka mundësi që nuk paskemi ne mundësi të jemi të barabartë. Sot njerëzit i bëjnë krahasimet me Gjermaninë e Francën. E kemi të bukur atë shprehjen, ‘mos më pyet si ke qen, më thuaj si je’. Unë e ndje gjithmonë atë këshillën e Nënë Terezës, në vend që të rrish duke mallkuar errësirën, ndiz një qiri”, tha Rama.
