Në mbledhjen e ditës së djeshme, qeveria mori një sërë vendimesh, ndër to edhe ndryshimin e buxhetit të shtetit për këtë vit duke shtuar financimet në sektorë të caktuar.
Një prej vendimeve më të rëndësishme ishte edhe pakti financiar dhe ligjor i ofruar për ushtarakët me misione jashtë vendit, duke u siguruar atyre paketën e “sigurimit të jetës” e cila përfshin një sërë pikash.
Me këtë paketë, ushtarakët e angazhuar në misione jashtë vendit, marrin mbulimin e nevojshëm për çdo lloj vështirësie që mund të hasin. Paketa e vlefshme deri në vitin 2026, mbulon çdo shpenzim mjekësor brenda ose jashtë vendit në rast se ushtarakët dëmtohen në krye të detyrës. Në paketë përfshihet edhe shpërblim për familjen e ushtarakëve në rast se ky i fundi thumb jetën gjatë detyrës.
Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk është më e ulët se: 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës apo zhdukjes së personit; 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor me pasojë paaftësi të përhershme; 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës; 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përkohshme. Versus.al








