Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët do të kenë së shpejti një ekonomi më të fortë për të përballuar rritjen e çmimeve si pasojë e luftës, duke paralajmëruar masa të reja mbështetëse për familjet me kosto më të larta jetesë.
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë nr. 4 të Tiranës, Rama njoftoi se shteti do të mbulojë sigurimet sociale për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të veçanta, duke filluar nga qershori. Ai theksoi se tregu i punës ka përmirësuar, me rritje pagash në sektorët publik dhe privat, ku prioritet ka bërë gjetja e personave të duhur për pozicionet e lira.
Rama premtoi gjithashtu rritje të pensionit dyfish deri vitin e ardhshëm, duke e cilësuar si angazhim që do realizohet plotësisht. Për energjinë, ai u shpreh se Shqipëria do të bëhet më sovrane duke rritur kapacitetet diellore dhe duke instaluar bateri për rezervat, për të kompensuar mungesat kur prodhimi nuk mjafton.
“Nuk mundet dot që për këtë shkak të penalizohen e të mbeten pa pension nesër. Ndaj do ua paguajë shteti sigurimet shtetërore, do të fillojë nga qershori. Do të fillojmë dyshimin e çmimit për nënat e fëmijëve me aftësi të veçanta. Ne po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Vazhdojmë të jemi me idenë se rritja është mjaftueshëm”, tha Rama.
“Ne do të bëhemi sovranë tek ky mandatit sepse do të rrisim kapacitetet për energji diellore. Do garantojmë të kompensojmë ata që duhet të kompensojmë kur nuk kemi mundësi. Ndërkohë kemi filluar dhe me projektet me bateri. Kur kemi kapacitet prodhues të madh, një pjesë e energjisë diellore mund ta rezervojmë për kur të na duhet”, theksoi ai.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Në sektorët privatë nuk është më pyetja se sa do të paguajë por ku do ta gjej personin e duhur për këtë punë. Gjithashtu pesnionet do të rriten dyfish deri vitin tjetër, derisa të arrijmë në nivelet që kemi marrë përsipër për pensionistët. E kemi thënë dhe më parë por do ta realizojmë tani që kujdestarë prindër të fëmijëve me aftësi të veçanta të jenë gati të kujdesen për njeriun e afërt për fëmijet.
Nuk mundet dot që për këtë shkak të penalizohen e të mbeten pa pension nesër. Ndaj do ua paguajë shteti sigurimet shtetërore, do të fillojë nga qershori. Do të fillojmë dyshimin e çmimit për nënat e fëmijëve me afctësi të veçanta. Ne po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Vazhdojmë të jemi me idenë se rritja është mjaftueshëm.
Deri dje thonim ç’punë kemi ne me luftën, ne kemi diell e shi vetë, por nuk është e vërtetë. Ne do të bëhemi sovranë të mandatit sepse do të rrisimin kapacitetet për energji diellore. Do garantojmë të kompensojmë ata që duhet të kompensojmë kur nuk kemi mundësi. Ndërkohë kemi filluar dhe me projektet e bateri. Kur kemi kapacitet prodhues të madh, një pjesë e energjisë diellore mund ta rezervojmë për kur të na duhet. E këtë po e bëjmë për një ekonomi që po zhvillohet.
/Versus.al

