POLITIKË /

Rama: Gjuha shqipe në Maqedoni, një e drejtë e fituar, nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese

Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së përkujtimit të Arbën Xhaferrit, kryeministri Edi Rama u shpreh se, gjuha shqipe në Maqedoni është një e drejtë e fituar dhe nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese.

Shkruar nga Versus

Rama: Gjuha shqipe në Maqedoni, një e drejtë e fituar, nuk

I pranishëm në një aktivitet në përkujtimin e Arbën Xhaferrit, të organizuar nga të rinjtë, kryeministri Edi Rama, përveç se foli për shqiptarin e shquar, trajtoi gjatë fjalës së tij edhe situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, gjuha shqipe në Maqedoni është një e drejtë e fituar dhe nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese.

‘Janë kohëra të vështira dhe s’dimë si do i marrin, si ‘mora pushkën mora malit të luftoja për atdhe ku ta dija unë i shkreti që armiku ishim ne’.

Unë uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë.

Si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe e cila është në një kontest të pakuptueshëm për mua në gjykatën Kushtetuese, unë nuk them që udhëheqësit e Gjykatës Kushtetuese e kanë gabim, por mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetare në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve e vullneteve të përkohshme, të partive politike’, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, gjatë ceremonisë përkujtimore për Arbën Xhaferrin.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: