
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë” që ka nisur prej disa javësh.
Raportohet se mbledhja ka nisur që në orën 08:30 në selinë rozë. Javë më parë, Rama ka njoftuar takime të tilla në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Pritet që kreu i qeverisë t’u japë drejtuesve politikë direktiva për strategjinë politike. Versus.al

