POLITIKË /

Rama mbledh sot ministrat e deputetët tek Pallati i Brigadave, zbardhet agjenda e diskutimeve

Fokusi do të jetë në raportimin për ecurinë e negociatave për anëtarësim në BE.

Shkruar nga Versus

Rama mbledh sot ministrat e deputetët tek Pallati i Brigadave, zbardhet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe pritet që përqendrimi kryesor të jetë në ecurinë e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë mbledhjes pritet të raportojnë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Raportimi i tyre do të përqendrohet tek kapitulli 24 i negociatave: Drejtësia, Liria dhe Siguria. Ndërkohë qeveria ka dorëzuar në Kuvend një raport për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Nga ana tjetër opozita akuzon qeverinë se negociatat kanë ngecur për shkak të skandaleve të regjistruara së fundmi pas hetimeve të SPAK në dosje të ndryshme. Versus.al

Poll