POLITIKË /

Rama për hapjen e negociatave me BE-në: Na pret një mal për t'u ngjitur, brenda 2030-ës do të jemi gati

Rama nuk ngurroi të përdote edhe "motin gri" të Luksemburgut gjatë intervistës së tij për të thënë se kjo nuk do ndikojë në konferencën që mbahet sot.

Shkruar nga Versus
Rama për hapjen e negociatave me BE-në: Na pret një mal për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për mediat para nisjes së konferencës së dytë ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në për hapjen e kapitujve të parë, duke u shprehur i bindur se vendi ynë do të jetë anëtar brenda vitit 2030.

“Moti gri i Luksemburgut, nuk shuan entuaziazmin për këtë hap të radhës shumë të rëndësishëm për Shqipërisë. Europa, është i vetmi vend ku duam të jemi.

Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi shumë entuziastë, mjaft të inkurajuar, që më në fund nisim me pjesën më të vështirë të punës, që nënkupton çeljen e grup kapitujve të Themeloreve. Do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe do ta bëjnë Shqipërisë të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të Bashkimit Europian.”- tha Rama.

Ai i konsideroi proceset e ardhshme si "një mal" tek i cili vendi ynë duhet të ngjitet. 

"Kështu që janë detyra shtëpia, një mal për t’u ngjitur dhe tani më ne jemi në ngjitje e sipër, me ide të qarta, me një vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që duhet të arrijmë atë që duhet arritur që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030. Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”,- shtoi kryeministri. 

Gjithashtu ai tha se ky proces po ndodh dhe falë Putinit dhe 'hapjes së syve' të BE-së pas nisjes së luftës në Ukrainë.

'Ky moment është i veçantë edhe falë Putinit që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bënë të kuptojmë që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për BE aq sa BE është për ne.

Do të bëjmë më të mirën e do vrapojmë për t'u siguruar që kjo dritare mundësie nuk do të mbyllet pa ne brenda BE”, u shpreh Rama. Versus.al

Poll