POLITIKË /

Rama pret në Kryeministri reperin e njohur Kanye West

Artisti i njohur me famë botërore do të performojë sonte në orën 20:00 ndërsa ka nisur mbledhja e fansave të këngëtarit të njohur në Eagle Stadium.

Shkruar nga Versus

Rama pret në Kryeministri reperin e njohur Kanye West

Reperi Kanye West është pritur në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Kulturës Blendi Gonxhja.

Artisti i njohur me famë botërore do të performojë sonte në orën 20:00 ndërsa ka nisur mbledhja e fansave të këngëtarit të njohur në Eagle Stadium.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Shtetit ka vendosur masa të posaçme për qarkullimin rrugor në zonën përreth "Eagle Stadium", i ndërtuar në kilometrin e parë të autostradës Tiranë–Durrës.

Kufizimet kanë hyrë në fuqi që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojnë deri në mesnatë.

Gjatë kësaj periudhe, është ndaluar qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore nga kompleksi "Eiffel" deri te "Casa Italia", ndërsa segmenti do të përdoret vetëm për dalje.

Gjithashtu, nuk lejohet hyrja në korsinë e daljes së autostradës Durrës–Tiranë pranë rrethrrotullimit të "Casa Italia".

Nga ora 12:00 deri në 24:00 do të bllokohen edhe segmentet "Casa Italia" – rruga "Pavarësia" – rruga "Sokrat Miho", ndërsa rrugët "Sokrat Miho", "Kasem Shima" dhe "7 Nëntori" do të funksionojnë vetëm me sens daljeje.

 

 

 

 

Poll