POLITIKË /

Rama prezanton “Paketën e Maleve” në Shkodër: 500 përfituesit e parë, do jenë 10 vite pa taksa

Shkruar nga Versus
Rama prezanton “Paketën e Maleve” në Shkodër: 500
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga 2 ministrat Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhe

Pas takimit ku prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës, kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin e ri “Paketa e Maleve” që sipas tij do të zhvillojë pronat në territoret malore.

Rama tha se sipas kësaj pakete, kushdo pronar toke i njohur si i tillë në zonë, dhe nëse nuk i ka të regjistruara dokumentet e pronësisë, të mund të investojë pasi të verifikohet nga bashkia. Ai tha se 500 aplikantët e parë për të përfituar nga ky projektligj, do të jenë 10 vite pa asnjë taksë.

“Ligj që kapërcen vonesat në zhvillimin e pronës në territoret malore sidomos atje ku pronarët e ligjshëm nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’ju njihet e ndarë siç ato janë dakordësuar me njëri tjetrin duke u kthyer në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre. Ne bëmë një përpjekje të ndërmjetme me ligj por edhe ai ka shfaqur problematika që lidhen me faktin që një pjesë e të interesuarve janë këtu dhe kjo ka vonesat e hallkat e veta të vështirësisë. Paketa e maleve nuk është një paketë që adreson çështjen e pronës në tërësi por ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve.

Logjika e paketës është që pronarëve që quhen posedues faktikë, pronarë pra jo zaptues, që nuk kanë letrat e dokumentet e pronësisë të regjistruar, janë shumë dhe janë të dëshiruar të investojnë. Ka plot nga veriu në jug, por nga ana tjetër e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet agroturizmit. Mjafton syri i bashkisë për të verifikuar nëse jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshëm apo jo. Kjo procedurë është shumë e thjeshtë. 500 aplikantët e parë do të jenë 10 vite pa asnjë taksë”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: