POLITIKË /

Rrëzimi i kërkesës së PD për debat, Balla: Ta riformulojnë! Ankimi i Veliajt në Kushtetuese, deputeti: S'e komentoj!

Shkruar nga Versus
Rrëzimi i kërkesës së PD për debat, Balla: Ta
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

Në dalje nga salla ku u zhvillua mbledhja e konferencës së kryetarëve, Taulant Balla foli lidhur me rrëzimin e kërkesave të opozitës për mocion me debat për programin qeverisës.

Ai tha se duhet që opozita të riformulojë më qartë kërkesën e saj dhe më pas të vendoset për një gjë të tillë.

“Duhet të lexoni proces-verbalin e mbledhjes. Ne pranojmë të miratojmë çdo kërkesë të opozitës, bazuar në rregulloren parlamentare, që njihen. Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkon kërkesë të qartë, por jemi ndeshur me 6 çështje. Në një moment, na u tha se duam debat për integrimin, e njëherë tjetër çështje. Unë shpresoj që deri të enjten, datë 9 nëntor, kur do jetë seanca, opozita të kenë riformuluar kërkesën dhe ne do e miratojmë”- tha Balla.

Sa i takon kërkesës së opozitës për rezolutë për genocidin serb në Kosovë, Balla e konsideroi si fyerje ndaj parlamentarëve të mëparshëm një gjë të tillë, duke thënë se ka një rezolutë që e dënon, madje edhe akuzoi opozitën se nuk kishte votuar për rezoluta të tjera që dënonin agresionin serb në Kosovë.

Në mbyllje të prononcimit për gazetarët, Balla u pyet edhe lidhur me ankimimin që Erion Veliaj ka bërë në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Duke u larguar nga gazetarët, Balla tha se nuk do të komentonte për çështje që nuk lidheshin me mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

“E kemi bërë gjithmonë rregull, madje ju vetë ma keni kërkuar që kur dalim të flasim për vendime të konkurrencës së kryetarëve flasim vetëm për këtë”- tha ai. Versus.al

Poll