POLITIKË /

Sako pranon dorëheqjet e krerëve të 5 njësive administrative dhe emëron pasuesit e tyre

Shkruar nga Versus

Sako pranon dorëheqjet e krerëve të 5 njësive administrative

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka pranuar zyrtarisht dorëheqjet e 5 administratorëve të njësive administrative të Rrashbullit, Manzës, Sukthit, Katundit të Ri dhe Ishimit.

Administratorët dhanë dorëheqjen në shkurt pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, por Sako i kishte lënë në dispozicion. Konkretisht, u është pranuar dorëheqja, Albert Bukaçit në Rrashbull, Muharrem Sulës në Manëz, Edlir Cërrit në Sukth, Kadri Gjylit në Ishëm dhe Eltion Prenit në Katund të Ri.

Ndërsa nuk ka vonuar me zëvendësimet e tyre, mësohet se Emirian Bafti, është emëruar administratori i ri i Ishmit. Redi Shehu emërohet në Manëz dhe Fiqiri Dema në Rrashbull. Versus.al

Poll