Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e radhës ‘direkt’ me ndjekësit në rrjetet sociale, ku mes komenteve të ndryshme lexoi edhe njërin prej qytetarëve që ankohej për mënyrën e sjelljes së Ramës duke përmendur edhe debatin në BBVIP mes Gjestit e Jozit.
S’kemi pse shqetësohemi për Gjesti Joz kur shikojmë me çfarë merret i pari vendit”- shprehej qytetari.
Ndërsa Rama tha se nuk mendon se po bën diçka që nuk duhet me mënyrën sesi komunikon në rrjete sociale apo në fushatë.
“Po me çfarë të merret i pari i vendit? Merret me ty për shembull, çfarë do kërkoje ti më shumë nga i pari vendit përveçse të merret me ty dhe të dëgjon e të mirëkupton. Nuk e di për çfarë e ke fjalën që merrem unë, por nuk ma ha mendja se i pari i vendit po merret me diçka që nuk i takon”- u shpreh ai.
Një tjetër komenti që shprehte pakënaqësi ndaj tij për daljet e shpeshta në rrjete sociale dhe në media, Rama iu përgjigj duke thënë se për këtë është zgjedhur nga qytetarët.
Komentuesi: Si nuk t'u mbyll goja mor llapaqen!
“Eh mor miku im çfarë të të them. Gojën unë e kam për punë. Sepse nuk jam zgjedhur të punoj me kazmë. Jam zgjedhur pikërisht që të udhëheq, të realizoj dhe studio e mendoj dhe debatoj. Patjetër që edhe të komunikoj, të përpiqem të kuptoj dhe të më kuptojnë. Kuptove o udhëtim turistik, për ku sot?”- deklaroi kryeministri. Versus.al








