POLITIKË /

''Sociopat me kartelë'', sot u emërua zv.ministre, çfarë thoshte ish-deputetja e LSI për Ramën

Shkruar nga Versus
''Sociopat me kartelë'', sot u emërua zv.ministre,
Silva Caka, Edi Rama

Ish-deputetja e partisë së Lirisë, Silva Caka e cila konsiderohej si një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua sot nga kryeministri Edi Rama në postin e zëvendës ministres së Brendshme.

Ky emërim i saj ishte mjaft i papritur duke marrë parasysh që Caka ishte anëtare e këshillit bashkiak të PL në bashkinë e Tiranës, ndërsa vazhdimisht ka patur qëndrime të ashpra kundrejt politikave të qeverisë dhe konkretisht kryeministrit Edi Rama.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale 2022, përveç kritikave politike, Caka shkonte më tej duke e etiketuar kryeministrin si një ‘sociopat me kartelë’ nga i cili nuk duhet pritur empati. Në deklaratat e saj për mediat, Caka shpesh e akuzonte Ramën duke thënë se ai është pengesa kryesore për integrimin e vendit tonë në BE.

Postimi i Cakës në 2022-in:

“Nëse vazhdojmë tronditemi me reagimet e pagjak të Edi Ramës, atëherë i bejmë shërbim propagandës së tij dhe relativizimit të çeshtjes. Mos harroni që Edi Rama është sociopat me kartele, e ka justifikimin në xhep kurdoherë (sociopati është një person me një çrregullim personaliteti, i cili manifestohet me sjellje dhe qëndrime ekstremisht antisociale). Mos prisni empati nga Edi Rama..”. Versus.al

''Sociopat me kartelë'', sot u emërua zv.ministre,
Postimi i Cakës në rrjetet sociale

 

Poll