POLITIKË /

SPAK nis hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan, arrestohet një qytetar

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për krimet zgjedhore në qarkun e Elbasanit i cili cilësohet si qarku më problematik gjatë procesit zgjedhor.

Shkruar nga Versus
SPAK nis hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan, arrestohet një
SPAK

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për krimet zgjedhore në qarkun e Elbasanit i cili cilësohet si qarku më problematik gjatë procesit zgjedhor.

Policia ka arrestuar ditën e sotme një qytetar i cili fotografoi fletën e votimit pasi votoi. Ky qytetar ishte denoncuar nga Partia Demokratike. Fotografimi i votës cilësohet vepër penale.

Masat e ashpra ndaj krimeve zgjedhore janë sanksionuar në nenin 327 të Kodit Penal.  Sipas këtij neni fotografimi apo filmimi i fletës së votimit dhe shfaqja e saj tek persona të tjerë përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet.

Kujtojmë se SPAK ditën e djeshme ka kryer edhe një sekuestrim pikërisht në qarkun e Elbasanit ndaj një deputeti socialist, për të cilin SPAK shprehu rezerva për t’ia bërë publik emrin.

Agjentët e BKH-së zbarkuan mëngjesin e djeshëm në Elbasan ku u ekezekutuan 4 urdhra kontrolli, ndërsa është sekuestruar telefoni i një zyrtari të Bashkisë i cili dyshohet se ka blerë vota në favor të një kandidati të PS-së nga lista e hapur si dhe janë sekuestruar 200 mijë euro cash. Versus.al

Tags:

spak elbasan

Poll