POLITIKË /

SPAK reagon pas lirimit të Sali Berishës: Do ta ankimojmë çështjen në Apelin e Posaçëm

SPAK ka njoftuar se pasi të njihet me vendimin me vendimin e zbardhur nga GJKKO do të ankimojë çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Shkruar nga Versus
SPAK reagon pas lirimit të Sali Berishës: Do ta ankimojmë
Sali Berisha duke dal nga godina e SPAK

Pas lirimit nga 'arresti shtëpiak' i kreut të partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SPAK ka njoftuar se pasi të njihet me vendimin me vendimin e zbardhur nga GJKKO do të ankimojë çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria shtoi se ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.

Pas rreth 11 muajsh nga vendimi që e mbylli në katin e 8-të të banesës nga ku prej kohësh mban fjalimet e tij, tashmë kryedemokrati është i lirë.

Menjëherë pas vendimit, Berisha është rikthyer në selinë blu nga ku mbajti dhe një fjalim para qindra mbështetësve të tij.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Flojera Davidhi gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme ku u revokua masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ishte kundër, duke kërkuar që masa ndaj kryedemokratit të mbetet në fuqi./Versus.al

 

Poll