Kur janë rinumëruar rreth 40% e kutive të votimit të vendosura për t’u rinumëruar në qarkun e Fierit, rezultati nuk është ashtu siç pritej nga PD apo partitë e reja.
Në 227 kuti të rinumëruara nga 587 në total, deri më tani Partia Demokratike rezulton të ketë 71 vota të padrejta të cilat në fund të procesit do t’i hiqen nga rezultati përfundimtar. Më pas vijnë Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga 4 vota secila më shumë sesa duhej.

Ndërsa PS deri tani rezulton me 25 vota më pak të cilat do t’i shtohen në fund të procesit të rinumërimit. Kjo “shuan” edhe shpresat e partive të reja si “Mundësia” apo koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për të marrë mandat në këtë qark pasi secilës i duheshin rreth 500 vota për t’i hequr deputet socialistëve.

Ndërsa rekordin e të gjitha listave deri më tani e mban kandidatja e PD Silva Hasaj me 583 vota të padrejta. Versus.al







