POLITIKË /

SPIUNAZH / SHISH: Rusia e Serbia kryen veprime në Shqipëri

Rusia ka ngritur disa herë akuza se në Shqipëri dhe Kosovë trajnohen grupe me persona që më pas luftojnë në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

SPIUNAZH / SHISH: Rusia e Serbia kryen veprime në Shqipëri

Rusia dhe Serbia kanë kryer veprime spiunazhi në vendin tonë.

Kjo u bë e ditur këtë të mërkurë nga Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Drejtuesja e SHISH konfirmoi gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se janë kryer veprime kundër spiunazhit serb dhe rus në Shqipëri.

SPIUNAZH / SHISH: Rusia e Serbia kryen veprime në Shqipëri

Pjesa më e madhe e raportimit ishte me dyer të mbyllura, por mësohet se Hyseni deklaroi publikisht se shërbimet inteligjente të këtyre dy shteteve kanë kryer veprime në vendin tonë.

“Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, kundërspiunazhin, ku përfshihen kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore ndaj Shqipërisë”, tha Hyseni.

Që prej rreshtimit krah Ukrainës dhe Perëndimit me nisjen e luftës në Ukrainë, Rusia e ka futur Shqipërinë në listën e shteteve jomiqësore me të. Gjithashtu Rusia ka ngritur disa herë akuza se në Shqipëri dhe Kosovë trajnohen grupe me persona që më pas luftojnë në Ukrainë.

SPIUNAZH / SHISH: Rusia e Serbia kryen veprime në Shqipëri

Rusia gjithashtu ka akuzuar NATO-n dhe Bashkimin Europian se Poli i ri i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike që do të ngrihet në Shqipëri është zgjerim i qendrave të tyre kibernetike të orientuara për sulme kundër Moskës.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: