POLITIKË /

“Sterilizimi”/ Për herë të parë një i paraburgosur pyetet nga deputetët, dëshmon në Kuvend ish-zv ministri Klodian Rrjepaj

Ish-zv ministri u paraqit në Kuvend me pranga në duar të cilat iu hoqën gjatë dëshmisë së tij në komision.

Shkruar nga Versus
“Sterilizimi”/ Për herë të parë një i
Kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi dhe ish.zv ministri i arrestuar Klodian Rrjepaj

Tiranë- Për herë të parë, një i paraburgosur merret sot në pyetje nga deputetët si dëshmitar në komisionin parlamentar të ngritur për hetimin e shkeljeve gjatë koncesioneve të “Sterilizimit” dhe “Check Up”.

Ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj i arrestuar në gusht të vitit të kaluar, mbërriti në Kuvend me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë policie. Gjatë dëshmisë së tij në komision, iu hoqën prangat ndërsa në hyrje ai sqaroi për çfarë bëhet fjalë kur përmenden koncesionet në fjalë teksa theksoi se ka qenë kryetar i komisioneve për procedurën koncesionare të Sterilizimit dhe Check Up.

Ndërsa kryetarja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se lista e dëshimtarëve për komisionin, është miratuar e gjitha ndërsa vetëm për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është nën arrest dhe për shkeljet si drejtor i agjencisë “SASPAC”, nuk ka ende një përgjigjie nga SPAK nëse do t’i jepet leje për të dëshmuar në komision.

“Sterilizimi”/ Për herë të parë një i
Momenti kur Rrjepaj mbërrin me pranga në duar në Kuvend

Nga viti 2009 deri në 2012-ën, Rrjepaj ka mbajtur postin e shefit të kabinetit të ministrisë së Shëndetësisë ndërsa nga viti 2013 deri në 2019-ën ka mbajtur postin e zv.ministrit të këtij dikasteri. Në gusht të vitit 2023 u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës lidhur me procedurën e ndjekur për kontratat e këtyre koncesioneve në Shëndetësi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: