POLITIKË /

Të martën konferencë ndërqeveritare me BE-në, Rama: Hapim edhe 4 kapituj të negociatave për anëtarësim

Rama shkroi në facebook se të martën më 16 shtator mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE për hapjen e 4 kapitujve të tjerë të negociatave.

Shkruar nga Versus

Të martën konferencë ndërqeveritare me BE-në, Rama:

Më 16 shtator Shqipëria do të mbajë konferencën e radhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook ku shkruan se në konferencën që do të mbahet me ftesë të presidencës daneze, do të happen edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

“Të martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan kryeministri Rama. Versus.al

Poll