POLITIKË /

''Të vendosemi 24 orë para kryeministrisë'', Lapaj me 6 kushte për opozitën e bashkuar, Qori e Shehaj e refuzojnë

Shkruar nga Versus

''Të vendosemi 24 orë para kryeministrisë'',

Kryetari i partisë ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj ka 6 kushte për t’ju bashkuar nismës së Forumit të Dialogut Politik, një nismë e Ermal Hasimjas dhe avokatit Redi Raman me qëllim bashkimin e forcave opozitare në tryezën e dialogut për rrëzimin e Edi Ramës.

Mes tyre daljen me një ekip të caktuar që mund të kryejë funksionin e qeverisë tranzitore, nisjen e protestave të partive opozitare pa ndalim përpara sheshit të kryeministrisë si dhe pjesëmarrja në tryezë të mos jetë e diktuar nga kryetarë partish.

Konkretisht 6 kushtet e Lapajt:

1. Krijimi i një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë - shtet dhe administrimin e ndershëm të procesit zgjedhor

2. Vendosjen e të gjitha grupeve të interesit në sheshin përballë Kryeministrisë në protestë 24 orë në 24 pa ndalim dhe Organizimin e protestave masive kombëtare me qëllim Dorëheqjen e Edi Ramës

3. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, me lista të hapura, bazuar në sistemin proporcional kombëtar, me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, si garanci për përfaqësim real, barazi vote dhe konkurrencë të ndershme politike

4. Pjesëmarrja në tryezën e dialogut te përfaqësive politike dhe partiake pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar

5. Zhvillimin e dialogut në një tryezë të përbashkët në #shesh, si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik.

6. ⁠Pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile.

Nga ana tjetër, Agron Shehaj dhe Arlind Qori e kanë refuzuar forumin duke thënë se nisma i shërben vetëm PD-së dhe Sali Berishës. Prej kohësh partitë opozitare po zhvillojnë protesta përpara kryeministrisë me të njëjtën kërkesë, por janë të ndara nga njëra tjetra. Versus.al

Poll