Pavarësisht se qytetarët i shprehën disa shqetësime për gjendjen jo të mirë të rrugëve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij direkt, hodhi poshtë këto pretendime duke përmendur faktin që aktualisht në vend po mbahet gara e çiklistëve nga e gjithë bota, “Giro d’Italia”.
Rama tha se për një kompeticion të tillë, është bërë një vëzhgim i detajuar nga organizuesit, të cilët sipas tij kishin shprehur edhe impresionimin e tyre me infrastrukturën e vendit.
“Çfarë pune ka bërë Rama? Turp, rrugët janë copë!”- shkruan një prej komentuesve.
"Ou, turp turp, rrugët janë copë? Po si shpjegohet për shembull që Giro d’Italia e bën nisjen e madhe në Shqipëri? Si shpjegohet që erdhën ata italianët, çuan një grup për të kontrolluar gjithë gjërat që iu duheshin se natyrisht rrugët janë kryesore për çiklistët. Si shpjegohet që jo vetëm nuk i gjetën rrugët copë copë se janë tree tapa për t’u bërë në Shqipëri, por përkundrazi, ata u impresionuan me infrastrukturën në Shqipëri. Apo janë patronazhistë dhe ata?”- iu përgjigj Rama qytetarit.
Disa ditë më parë në një takim të mbajtur në Tiranë, një prej qytetarëve të pranishëm ngriti një problem të ngjashëm duke i kërkuar kryeministrit që të garantohej një vëmendje më e madhe për infrastrukturën për shkak se qytetarët po shpenzojnë shumë për të rregulluar automjetet që u dëmtohen nga gjendja e rrugëve. Versus.al








