POLITIKË /

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind Qori: Rama porositi vendimin e Kushtetueses pro Veliajt

Lidhur me sondazhet e zhvilluara për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Qori tha se emri i tij lakohej mes shifrave 12.30%.

Shkruar nga Versus

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” vendimin e marrë pasditen e djeshme nga Gjykata Kushtetuese mbi konfirmimin e Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës.

Sipas Qorit, ideja e Ramës për të shkarkuar Veliajn dhe për të shpallur zgjedhjet në Tiranë, iu kthye si boomerang dhe në këto rrethana ai ka porositur që Kushtetuesja të votonte pro Veliajt.  Qori i cili kishte shpallur kandidaturën e tij për kryebashkiak, tha se Ramës i kishin dalë keq llogaritë për zgjedhje të parakohshme dhe për këtë arsye kishte ndërruar mendje mbi shkarkimin e tij.

“Nuk më duket vendim i drejtë ky i Gjykatës Kushtetuese dhe unë dyshoj se anëtarët nuk e kanë patur lirinë për të menduar dhe vendosur si gjykatës. Është tejet absurd mendimi se ti mund ta mbash një zyrtar të zgjedhur edhe katër vjet në burg dhe në paraburgim dhe ai të qëndrojë në detyrë, sepse sipas këtij vendimi, sikur Erion Veliaj të mbahej i paraburgosur për një ditë pasi të ishte zgjedhur, ne duhej ta mbanim në kurriz katër vjet të plota përsëri si kryetar bashkie.

Gjithsesi unë besoj se Edi Ramës i kanë dalë llogaritë keq që ta shkarkonte Veliajn dhe të kishte zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Në muajt e fundit kanë ndodhur disa ndryshime në jetën politike të Tiranës që kjo arroganca dhe mendjelehtësia e Ramës për të thirrur zgjedhje në Tiranë po i dilte si bumerang. Rama ndoshta nuk e ka pritur që Veliaj të rezistonte, ta padiste në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i qëndronte me kryeneçësi vendimit të vet”- tha Qori.

Sa i takon Manastirliut, kreu i partisë opozitare që sguroi një mandat në Kuvend, tha se ajo është kandidatura më e dobët e PS dhe se përfaqëson një personazh pa autonomi dhe nën akuzë për disa veprime të paligjshme. Versus.al

Poll