POLITIKË /

Veliaj lë qelinë për herë të parë? Gazetari: Do të jetë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Versus

Veliaj lë qelinë për herë të parë? Gazetari: Do

Kryebashkiaku i shkarkuar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e 31 tetorit që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankimin e tij kundër vendimit për shkarkim.

Lajmin e bëri publik moderatori Endri Xhafo në Neës24, duke sqaruar se kishte komunikuar me avokatët e Veliajt dhe se Kushtetuesja ka detyrimin që të sigurojë praninë e kryebashkiakut.

“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor. Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,”- u shpreh Xhafo.

Në rast se një gjë e tillë bëhet e mundur, kjo do të shënonte herën e parë që Veliaj do të linte qelinë që pas caktimit të masës së sigurisë. Versus.al

Poll