POLITIKË /

VIDEO/ Plas në Kuvend, Noka rrëzon përtokë gardistin, tenton të godasë Ballën

U desh ndërhyrja e menjëhershme e gardistëve për të penguar Nokën që të sulmonte Ballën ndaj të cilit hodhi edhe një shishe ujë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Plas në Kuvend, Noka rrëzon përtokë gardistin, tenton

Përplasjet në Kuvend janë bërë edhe më të ashpra. Deputeti Flamur Noka në tentativë për të goditur Taulant Ballën me shishe uji ka rrëzuar në tokë edhe njërin prej gardistëve. Seanca u ndërpre dhe Spiropali përjashtoi Nokën.

Pak më herët, deputeti Petrit Doda tentoi ta godiste me rrip pantollonash ministrin Balla, por gjithashtu u ndalua nga garda. Pasi u duk se situata u qetësua, fjalimi i Ballës ka ngritur gjakrat mes demokratëve dhe Noka u nis me shpejtësi drejt tij para se të neutralizohej nga gardistët. 

"Merreni se është çmendur"- iu drejtua Balla gardistëve. Versus.al

 


  

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: