
Në “Foltoren’, që po mbahet nga opozita para kryeministrisë mbrëmjen e sotme është i pranishëm edhe Ervin Salianji.
Pak ditë më parë Ervin Salianji së bashku me Ilir Alimehmetin dhe më të votuarit e “Primareve”, organizuan takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës ku kritikuan Sali Berishën se nuk po bënte aq sa duhet për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Versus.al, Salianji është duke takuar mbështetës të PD-së, të cilat janë të befasuar nga pjesëmarrja e tij në protestë, sepse po aludohej për një krisje të marrëdhënieve me drejtuesin e kësaj partie, Sali Berishën.

Mbetet për tu parë nëse në vijim do të ketë një bashkëpunim, dhe sheshim të mosmarrëveshjeve brenda partisë më të madhe opozitare./Versus.al
View this post on Instagram

