POLITIKË /

VIDEO/ “S’ka ilaçe në spitale”, Rama i përgjigjet qytetarit: Ku i paske parë këto mungesa?!

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “S’ka ilaçe në spitale”, Rama i

Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigjie njërit prej tyre i cili ankohej për mungesë ilaçesh në spitale.

Sipas Ramës, në ilaçe gjendja për ilaçe është më e mirë se më parë dhe nuk ka mungesa siç pretendojnë qytetarët.

“A ti ke ik për l…, pse për këto ka nevojë populli? Populli ka nevojë për drita, ilaçe”- shkruan komentuesit.

“Po ku i paske parë ti këto ilaçe që mungojnë në spitale për shembull? Se o ka ilaçe në spitale, jo sot por nuk e di prej sa vitesh. Unë nuk di çfarë të them më, është e pabesueshme kjo histori. Ka pasur një mungesë dikur për diçka, po ku i ke këto drita ti që thua mungojnë? Nuk e di domethënë për këtë histori”- i përgjigjet Rama.

Kujtojmë se vitin e kaluar, një skandal në spitalin e Onkologjikut tronditi vendin për shkak të mungesës së ilaçeve për pacientët e sëmurë me kancer. Hetimi i nisur nga prokuroria e Tiranës zbuloi një grup mjekësh të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin përcillnin qytetarët në klinikat private ku ilaçet shiteshin me çmime të kripura. Pas skandalit, u publikuan edhe biseda mes stafit të Onkologjikut ku tregohej sesi neglizhoheshin pacientët me nevoja urgjente. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: