POLITIKË /

Vijon revanshi i dorëheqjeve! Ikin 5 administratorët e njësive në Krujë, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Shkruar nga Versus

Vijon revanshi i dorëheqjeve! Ikin 5 administratorët e njësive

Ashtu si në gjithë vendin në pushtetin vendor, edhe në Bashkinë e Krujës është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen drejtorët dhe administratorët e njësive.

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

Poll